top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AGJENCIA NDËRKOMBËTARE E ENERGJISË ATOMIKE E OKB-së: ÇERNOBILI SHËNOI PIKË KTHESE PËR SIGURINË BËRTHAMORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Vjenë, Austri | Aksidenti i Çernobilit shënoi një pikë kthese për sigurinë bërthamore.


Ai çoi në marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, transparencë më të madhe dhe bashkëpunim global”.


Kështu shkroi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e OKB-së (IAEA) në rrjetin social virtual Iks (X).


Sot, Ukraina përkujton 40-vjetorin e shpërthimit në centralin bërthamor, katastrofa më e keqe bërthamore civile në histori.


Ky përvjetor vjen katër vjet pas pushtimit rus, i cili, kërcënoi përsëri centralin dhe rriti rrezikun e një katastrofe tjetër radioaktive.


Shpërthimi, në orën 1:23 të mëngjesit më 26 prill 1986, u shkaktua nga një gabim njerëzor gjatë një prove sigurie që shkaktoi një shpërthim në reaktorin numër katër të centralit, tani në Ukrainën veriore, por atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik.


Në ditët në vijim, një re radioaktive ndoti rëndë Ukrainën, Bjellorusinë dhe Rusinë, dhe më pas u përhap në të gjithë Evropën.


Një raport i OKB-së i vitit 2005 vlerësoi numrin e vdekjeve, përfshirë ato të konfirmuara dhe të pritura, në 4000 në tre vendet më të prekura: Ukrainë, Bjellorusi dhe Rusi.


Në vitin 2006, organziata “Greenpeace” vlerësoi se katastrofa kishte shkaktuar gjithsej 100 mijë viktima.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page