AGJENCIA NDËRKOMBËTARE E ENERGJISË ATOMIKE: DY VENDE PRODHIMI CENTRIFUGASH U SHKATËRRUARAN NË IRAN; UZINAT GJENDESHIN NË KARAJ DHE NË TEHERAN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 18
- 1 min read

Vjenë, Austri | Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka informacion se dy objekte prodhimi centrifugash në Iran, uzina Tesa në Karaj dhe Qendra Kërkimore e Teheranit, janë goditur nga sulmet ushtarake izraelite.
Të dyja vendet më parë i nënshtroheshin monitorimit dhe verifikimit nga IAEA sipas JCPOA-s.
Agjencia e OKB-së e shkroi këtë në rrjetin social virtual Iks (X).
Në vendin e ngjarjes në Teheran, u godit një ndërtesë ku prodhoheshin dhe testoheshin rotorë për centrifuga të përparuara.
Në Karaj, u shkatërruan dy ndërtesa ku prodhoheshin komponentë të ndryshëm të centrifugës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments