AFRIKË E JUGUT | 10 TË VRARË + 10 TË PLAGOSUR NGA TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË PERIFERINË E JOHANESBURGUT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Johanesburg, Afrikë e Jugut | “Persona të armatosur të paidentifikuar vranë 10 persona dhe plagosën 10 të tjerë me armë zjarri në një periferi pranë Johanesburgut”.
Kështu njoftoi Policia vendore.
“Shkaqet e të shtënave, të cilat, ndodhën në Bekkersdal, 40 kilometra në jugperëndim të qytetit, është gjithashtu aktualisht i panjohur”, thanë oficerët e Policisë vendore për agjencinë franceze të lajmeve “Afp”.
“Disa viktima u qëlluan rastësisht në rrugë nga persona të armatosur të paidentifikuar”, thuhej në një deklaratë zyrtare të policisë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments