top of page
E BARDHË SHIRIT.png

80% E KILIT PA ENERGJI ELEKTRIKE | MEGA NDËRPRERJE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Feb 25, 2025
1 min read

Santiago, Kili | Mega ndërprerje në Kili.

 

Shërbimi kombëtar i parandalimit të fatkeqësive (Senapred) ka njoftuar një ndërprerje të papritur të shërbimit të furnizimit me energji elektrike që do të prekte më shumë se 80% të përdoruesve në të gjithë vendin.

 

Ministrja e Brendshme dhe Sigurisë së Kilit, Karolina (Carolina) Tohá, përjashtoi mundësinë e një sulmi si shkakun e mega ndërprerjes.

 

“Ishte një problem në rrjet”, tha znj. Tohá.

 

Shërbimi Kombëtar i Koordinimit të Energjisë Elektrike (Cen) identifikoi problemin në shkëputjen e papritur të një rrjeti shpërndarjeje 500 Kv në zonën Norte Çiko (Chico), në provincën veriore të Atakamës (Atacama) - në veriun e largët të vendit - që pati pasoja në të gjithë rrjetin kombëtar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
IRAN | DY RAKETA GODITËN ISHULLIN KESHM (QESHM).

Teheran, Iran | “Dy raketa goditën ishullin Keshm (Qeshm)”. Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Tasnim”, duke shtuar se nuk kishte informacion zyrtar për ndonjë dëm. Agjencia shtetërore e lajm

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page