USHTRIA E IZRAELIT (IDF): 100 BOMBA NË DY ORË NË TEHERAN; QYTETI I MBULUAR NGA TYMI; SULMI MË I MADH DERI MË TANI NË KRYEQYTETIN E IRANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 23
- 1 min read

Jeruzalem, Izarel | “Forcat ajrore iraniane kanë kryer sulmin më të madh ndonjëherë në kryeqytetin iranian në mes të ditës, duke hedhur më shumë se 100 bomba në qytet brenda dy orësh”.
Ushtria e Izraelit (IDF) e njoftoi këtë.
Tymi i dendur mbulon të gjithë qytetin, siç tregohet nga pamjet dhe videot në mediat izraelite.
Ushtria e Izraelit (IDF) thotë se goditi selinë e Basij-it në Teheran, e cila, është një nga bazat e pushtetit të Gardës Revolucionare dhe është gjithashtu përgjegjëse për zbatimin e kodit islamik dhe raportimin tek autoritetet të civilëve që e shkelin atë.
Sulmet e Forcës Ajrore (IAF) shënjestruan gjithashtu Korpusin Alborz, i cili, është përgjegjës për ruajtjen e stabilitetit të regjimit.
“Këto seli janë të rëndësishme si ushtarakisht ashtu edhe në aspektin e qeverisjes, dhe goditja e tyre dëmton aftësitë ushtarake të regjimit iranian”, shton Ushtria e Izarelit (IDF).
“IDF-ja thotë se shumë Pasdaranë u vranë në sulmet e sotme në selinë në Teheran”, raporton enti mediatik Kohërat e Jeruzalemit (The Times of Israel).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments