top of page
E BARDHË SHIRIT.png

5 QEVERI EVROPIANE DENONCUAN SE DISIDENTI RUS ALEKSEI NAVALNI (ALEXEI NAVALNY) U VRA NGA QEVERIA RUSE ME HELM BRETKOSASH EKUADORIANE (I QUAJTUR EPIBATIDINË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 2 min read

Mynih, Republika Federale e Gjermanisë | Udhëheqësi i opozitës ruse Aleksei Navalni (Alexei Navalny), i cili, vdiq në një kamp burgu dy vjet më parë, u vra nga shteti rus me një toksinë të rrallë”.


Kështu thanë qeveritë e Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Suedisë dhe Holandës, në një deklaratë të përbashkët në margjinat e Konferencës së Mynihut.


Ne e dimë që shteti rus e përdori këtë toksinë vdekjeprurëse për të shënjestruar Navalnin, nga frika e kundërshtimit të tij”.


Kështu tha Ministria e Jashtme Britanike.


Mbretëria e Bashkuar e ka denoncuar Federatën Ruse te organi mbikëqyrës botëror i armëve kimike.


Lajm në përditësim, … 👇👇👇


Konkretisht, bëhet fjalë për një toksinë të rrallë - një neurotoksinë që gjendet te bretkosat helmuese ekuadoriane.


Udhëheqësi politik Navalni vdiq në burg pasi u helmua me një neurotoksinë të gjetur në bretkosat helmuese ekuadoriane dhe të klasifikuar si armë kimike.


Kështu thanë ministrat e pesë vendeve evropiane, të cilët, punuan së bashku për të arritur në këto përfundime.


Testet laboratorike vërtetojnë se udhëheqësi politik Navalni (Navalny) u helmua në një burg rus”, tha bashkëshortja e tij, Julia Navalnaia (Yulia Navalnaya), gjithashtu e pranishme në Mynih.


Shkencëtarët britanikë në Porton Down besohet se kanë luajtur një rol kyç në zbulimin e komplotit me bretkosat helmuese”.


Kështu raportoi enti mediatik britanik “Sky News”.


Akti barbar mund të ishte kryer vetëm nga qeveria e Vladimir Putinit”, u tha nga qeveritë në fjalë, duke njoftuar se do t'ia paraqesin rezultatet e hulumtimit të tyre mbikëqyrësit të armëve kimike të Kombeve të Bashkuara, Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).


Nuk është e qartë se si helmi i bretkosave (i quajtur epibatidinë) iu dha udhëheqësit politik Navalni, i cili, ishte në një koloni penale në Siberi në kohën e vdekjes së tij.


Autoritetet ruse kishin deklaruar në atë kohë se vdekja e disidentit nuk ishte e dyshimtë, por ishte shkaktuar nga sëmundje të kombinuara, duke përfshirë një rrahje të çrregullt të zemrës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page