49 TË VDEKUR DHE MBI 50 TË DJEGUR RËNDË NGA ZJARRI NË OBJEKTIN KU FLININ | TË GJITHË EMIGRANTË EKONOMIKË NGA INDIA QË PUNONIN NË KUVAJT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 13, 2024
- 1 min read
Mangaf, Kuvajt | Dyzet qytetarë indianë kanë mbetur viktima të zjarrit që ra në një ndërtesë në Mangaf të Kuvajtit, i cili shkaktoi 49 të vdekur.
Përveç viktimave, ka të paktën pesëdhjetë indianë të tjerë të djegur rëndë, siç konfirmohet nga Ministria e Jashtme në Delhin e Ri.
Zjarri që shpërtheu në një ndërtesë të rrënuar, pa dalje emergjente dhe aparate zjarri, ku jetonin qindra punëtorë emigrantë, nuk la shpëtim.
Shumica e punëtorëve indianë vinin nga shtetet jugore të Tamil Nadu-së dhe Kerala-s.
Autoritetet e Kuvajtit akuzuan pronarët e pronës për shkelje të rregullave të sigurisë nga lakmia për para.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments