top of page
E BARDHË SHIRIT.png

4 TË VDEKUR SI PASOJË E SULMEVE RUSE ME RAKETA NË LVIV TË UKRAINËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 6, 2023
  • 2 min read

Ndërtesa e apartamenteve e goditur nga raketat ruse në Lviv © ANSA/EPA.

Lviv, Ukrainë | Katër persona kanë vdekur pasi një raketë goditi një ndërtesë kolektive apartamentesh, në qytetin perëndimor të Ukrainës, në Lviv, qindra kilometra larg vijës së parë të luftimeve, midis trupave ukrainase dhe ruse.


Mbrëmë, pasi paralajmërimet për sulm ajror u lëshuan më herët gjatë ditës në të gjitha rajonet e Ukrainës, disa shpërthime u dëgjuan si në rajonin e Lvivit, ashtu edhe në Ternopol. Kjo është raportuar nga agjencia e lajmeve Tass duke cituar kanalin televiziv TSN, sipas të cilit autoritetet lokale i shpjegojnë shpërthimet me aktivizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore.


Kryetari i bashkisë së Lviv Andriy Sadovy e quajti sulmin e mbrëmshëm sulmin më të madh në infrastrukturën civile të qytetit që nga fillimi i pushtimit rus, siç raportohet nga Rbc-Ukraine.

Ka të vdekur dhe të plagosur. Janë shkatërruar më shumë se 50 banesa, ka shkruar ai në rrjetin shoqëror virtual Telegram. Ndërkohë numri i të plagosurve ka shkuar në 32.


Më parë Ministri i Brendshëm Igor Klymenko, i cituar nga UNIAN, kishte informuar se operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdonte. Në orën 7 me atë vendore, 4 persona vdiqën, 9 u plagosën, 7 persona u shpëtuan, 64 u evakuuan. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë në rrënoja nëse ka ende njerëz nën to, tha ai.


Nga ana e tyre, Forcat Ajrore të Ukrainës bëjnë të ditur se sulmi në Lviv është kryer me lëshimin e raketave Kalibr nga Deti i Zi rreth orës 01:00 nga aeroplanmbajtëse dhe nëndetëse sipërfaqësore. Disa grupe raketash u panë duke u nisur drejt veriut, më pas ndryshuan befas kursin drejt perëndimit, dhe armët kundërajrore të Kievit shkatërruan shtatë nga dhjetë raketat e lundrimit.


Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka premtuar një përgjigje të prekshme pas sulmit të ri raketor rus, i cili goditi një ndërtesë apartamentesh në qytetin e Lviv. Pasojat e sulmit të natës nga terroristët rusë, shkroi ai krahas një video postimi në rrjetin shoqëror virtual Telegram, që tregonte një ndërtesë të rrënuar. Fatkeqësisht ka të plagosur dhe të vdekur... Do të ketë patjetër një përgjigje ndaj armikut. Një përgjigje e prekshme.


Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page