LUSHNJE | JULJAN SULA (I NJOHUR RËNDOM SI “JULI I PASHAKOS”) U TENTUA TË VRITEJ ME ARMË ZJARRI; NJË AUTOMJET I DJEGUR U GJET NË FSHATIN LIFAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Lushnje, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Juljan Sula (i njohur rëndom si “Juli i Pashakos”), me moshë 45 vjeç, u tentua të vritej me armë zjarri.
Njoftim | Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments