top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI KARBUNARË; LUSHNJE | XHENI (SHKËLZEN) XHUMARI U ARRESTUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 1 min read

Fshati Karbunarë, Lushnje, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Xheni (Shkëlzen) Xhumari, me moshë 46 vjeç.


Njoftim | DVP Fier.


Kontrolle të vazhdueshme për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e paligjshmërive.


✅️Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për "Vjedhje me dhunë".


Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier dhe të Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit vunë në pranga shtetasit:

-Xh. Xh. alias Sh. Xh., 46 vjeç, banues në Karbunarë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja me dhunë", për të cilin Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg".


Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin I. S., 31 vjeç, në datë 29.05.2025, i kanë vjedhur me dhunë automjetin, një shtetasi 41 vjeç.


Vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page