29 GAZETARË TË VDEKUR NË KONFLIKTIN HAMAS-IZRAEL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 28, 2023
- 1 min read

Tel Aviv, Izrael | Të paktën 29 gazetarë kanë humbur jetën që nga 7 tetori në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.
Kjo është ajo që lexojmë në një deklaratë të lëshuar nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), sipas të cilit, tre javët e fundit kanë qenë periudha më e përgjakshme në dekadat e fundit për gazetarët që mbulojnë konfliktet.
Nga gazetarët e vrarë, të paktën 24 ishin palestinezë, katër ishin izraelitë dhe një libanez.
CPJ tha gjithashtu se ishte shumë e alarmuar nga raportet për një ndërprerje të komunikimit në Gaza: “Ndërsa media humbet kontaktin me ekipet dhe gazetarët e tyre në Gaza, të cilët, dëshmojnë në mënyrë të pavarur për të dhënë informacion mbi zhvillimet dhe koston e kësaj lufte, bota është duke humbur një dritare në realitetin e të gjitha palëve të përfshira në këtë konflikt.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
























Comments