At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
2024 AFATI FUNDOR PËR LIBERALIZIMIN E LËVIZJES SË LIRË TË QYTETARËVE TË KOSOVËS NË BE.
Agjencia Telegrafike Vox
Apr 18, 2023
1 min read
Rregullat e reja do t'u mundësojnë qytetarëve të Republikës së Kosovës të udhëtojnë në Bashkimin Europain pa kërkuar vizë, për periudha deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore.Heqja e vizave do të hyjë në fuqi pasi të jetë vendosur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), dhe në çdo rast deri në vitin 2024.Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet nesër në prani të kryetares së Parlamentit Europian, Roberta Metsola dhe presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Europian.Shërbimi Europian i Veprimit të Jashtëm i Komisionit Europian ka njoftuar se është ngritur një komision i përbashkët për të monitoruar zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe aneksit të saj.Krijimi i komisionit vjen 30 ditë pas takimit të nivelit të lartë të mbajtur në qytetin e Ohrit në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.Komisioni i përbashkët monitorues do të kryesohet nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak.Kosova do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në Bruksel Agron Bajrami dhe Serbia nga kryenegociatori Petar Petkoviq.Komisioni do të takohet rregullisht në Bruksel.Mandati pritet të finalizohet dhe miratohet gjatë takimit të parë të komisionit, i cili do të zhvillohet pas takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë të planifikuar për të martën më 2 maj në Bruksel.
Moskë, Federata Ruse | “Lidhur me Patriotët, po, është një fakt i qartë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë dhe teknologji ushtarake, ne e dimë këtë”. Kështu tha zëdhënësi
Comments