top of page
E BARDHË SHIRIT.png

20 TË ARRESTUAR NË ELBASAN | MIDIS TYRE EDHE KLEA GJATA E CILA AKUZOHET PËR VRASJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 28, 2023
  • 1 min read

ree

Elbasan, Shqipëri | Strukturat e Policisë së Shtetit në Elbasan kanë arrestuar gjer më tash 20 veta, përfshirë edhe znjsh. Klea Gjata, e cila, dyshohet si e përfshirë në një ngjarje kriminale, vrasje. Z. Artan Tafani (anëtar i grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga z. Laert Haxhiu), tashmë është këthyer në të penduar të drejtësisë penale.


Kësisoj, ai ka dekonspiruar për autoritetet e hetimit dhe të ndjekjes penale, autorët e kryerjes së shumë krimeve ordinere, për të cilat, ka të dhëna penale të dorës së parë. Mbështetur mbi deklarimet e tij, është bërë e mundur zbardhja e vrasjeve të: Z. Çajup Selimit. Z. Alban Semakut. Z. Albi Bashaliu. Z. Lulzim Qorri. Z. Fridmand Xhaferraj. Z. Dikens Halili. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page