top of page
E BARDHË SHIRIT.png

15 JANAR 1929: SI SOT U LIND MARTIN LUTHER KING I RIU (JR).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 15, 2024
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | 15 janar 1929: Martin Luther King i Riu (Jr) lindi si sot në Atlanta, Gjeorgji (Georgia), dhe u rrit duke u bërë një udhëheqës kryesor në Lëvizjen Amerikane për të Drejtat Civile.

King u pa për herë të parë në titujt kryesorë gjatë Bojkotit të Autobusëve të Mantgamërit (Montgomery), në vitin 1955, i cili, ishte një protestë e madhe kundër ndarjes racore.

Ai është ndoshta më i njohur për fjalimin e tij ikonik “I Have a Dream”, gjatë marsit të vitit 1963, në Uashington.

Në vitin 1964, King u nderua me Çmimin Nobel për Paqen, për rolin e tij në luftimin e pabarazisë racore, në mënyrë jo të dhunshme.

Tragjikisht, ai u vra më 4 prill 1968, në Memfis (Memphis), Tenisi (Tennessee), por trashëgimia e tij vazhdon të frymëzojë lëvizjet për barazi dhe drejtësi në mbarë botën.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page