ÇFARË NDODHI NË PESHKOPI MË 18 TETOR TË VITIT 1943?
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 18, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Më 18 tetor 1943 u zhvillua ajo që njihet si Beteja e Peshkopisë, ndërmjet forcave nacionaliste të krerëve të Dibrës, konkretisht të Fiqiri Dines, Selim Jegenit, Hysni Demës, Ali Maliqit, Myftar Kaloshit, dhe shumë të tjerëve, kundër forcave partizane të komanduara nga Haxhi Lleshi, Njazi Islami, Esat Ndreu, Faik Shehu, Aqif Lleshi, etj, në të cilat, bënte pjesë dhe një batalion me 60 partizanë serbo-maqedonas, të komanduar nga Petar Brajoviç.
Nacionalistët shqiptarë kërkonin që ky batalion i huaj, të largohej nga Peshkopia, por, krerët komunistë nuk pranuan, dhe filloi beteja luftarake, e cila, vazhdoi edhe më 19.10.1943 me sulme dhe kundërsulme.
Në këtë betejë, humbën jetën rreth 60 nacionalistë shqiptarë, midis tyre, edhe oficerët zogistë Met Hoti dhe Ibrahim Koleci.
Nga forcat internacionaliste partizane u vranë Aqif Zeneli, Halil Hasa, Idriz Kaba, Nesim Kaza dhe u plagos komandanti Ahmet Cami.
U vra gjithashtu edhe malazezi Vllado Rakoçeviç, i cili, ishte pjesë përbërëse e batalionit sllav të komanduar nga Petar Brajoviç.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments