top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
VENEZUELË | 322 TË BURGOSUR POLITIKË ENDE TË PALIRUAR NGA BURGJET.
Karakas, Venezuelë | OJQ-ja Foro Penal, e cila mbron të burgosurit politikë në Venezuelë, ka përditësuar numrin e saj në 322 persona të ndaluar për arsye politike, përfshirë 31 shtetas të huaj ose me shtetësi të dyfishtë. Anëtarët e familjeve e denoncojnë këtë situatë dhe bëjnë thirrje çdo ditë për lirimin e të gjithë të burgosurve. Sipas një buletini, me të dhëna të përditësuara deri më 5 tetor 2026, organizata e të drejtave të njeriut raportoi se 308 nga të burgosurit janë
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PROKURORIA PADITI KOMPANINË E NAFTËS “SHELL” PËR NDIKIM KLIMATIK.
Shën Pal, Republika Federative e Brazilit | Zyra e Prokurorit Federal të Brazilit ka ngritur një padi kundër degës braziliane të kompanisë “Shell”, duke kërkuar kompensim prej mbi 541 milionë reais (afërsisht 97 milionë euro) për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet që goditën shtetin jugor të Rio Grande do Sul midis prillit dhe majit të vitit 2024. Padia kërkon ta mbajë kompaninë e naftës pjesërisht përgjegjëse për humbjet mjedisore dhe të lidhura me klimën të shkaktuara nga ng
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | MINISTRI I JASHTËM ANDRI SIBIHA (ANDRII SYBIHA): DEKLARATAT NGA JASHTË POHOJNË SE PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI PO E BËN MIRË PUNËN E TIJ.
Kiev, Ukrainë | “Presidenti Zelenski udhëheq kombin tonë në një kohë lufte, një luftë për pavarësi, liri dhe dinjitet. Ai ka mbështetjen e popullit ukrainas dhe populli ka të drejtë të vendosë. Deklaratat nga jashtë vetëm sa pohojnë se ai po e bën mirë punën e tij. Ai meriton mbështetje”. Kështu shkroi ministri i jashtëm ukrainas Andri Sibiha (Andrii Sybiha) në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), pas deklaratave të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) se është koha që Ukrain
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI ENDI BËRNEM (ANDY BURNHAM): JEMI SOLIDARË ME PRESIDENTIN VOLODIMIR ZELENSKI.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Kryeministri Endi Bërnem (Andy Burnham) siguroi presidentin Volodimir Zelenski për solidaritetin e tij të plotë pasi ai kundërshtoi marrëveshjen ruse të naftës të ndërmjetësuar nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), i cili ka bërë thirrje për një president të ri në Ukrainë. “Në një telefonatë midis dy udhëheqësve, kryeministri Bërnem (Burnham) i tha presidentit Zelenski se ai pranoi se 24 orët e fundit kanë qenë të vështira për Ukrainën dhe
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | UASHINGTONI KËRCËNON TË NDALOJNË NDARJEN E INFORMACIONEVE TË INTELIGJENCËS ME UKRAINËN.
Uashington, Amerikë | “Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar se do të ndalojnë ndarjen e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën, nëse kjo e fundit nuk ndalon së synuari rafineritë ruse të naftës”. Kështu raportoi enti mediatik britanik “Financial Times”, duke cituar burime, sipas të cilave të dërguarit e posaçëm Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe Xherëd Kashnër (Jared Kushner) e ngritën këtë mundësi gjatë takimit të tyre me negociatorët ukrainas dhe evropianë në Maiemi (Miami)
Agjencia Telegrafike Vox
ARABIA SAUDITE | OPERACIONET E FLUTURIMIT NË AEROPORTIN E RIADIT JANË PEZULLUAR PAS SULMIT TË REBELËVE HUTHI.
Riad, Arabia Saudite | “Operacionet në aeroportin e Riadit janë pezulluar përkohësisht pas një sulmi”. Kështu njoftoi Autoriteti i Aviacionit Civil Saudit, duke raportuar se disa persona u plagosën në incident. “Aeroporti i Riadit ishte shënjestër e një sulmi pasditen e së shtunës, më 10 tetor 2026, si pjesë e një serie sulmesh të vazhdueshme kundër infrastrukturës së aviacionit civil të Mbretërisë”, - u tha në një deklaratë. Sulmi plagosi disa persona; numri i viktimave ësht
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | I DËRGUARI DHE NEGOCIATORI PRESIDENCIAL KIRILL DMITRIEV: PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DËSHIRON UDHËHEQJE PAQËSORE NË UKRAINË.
Moskë, Federata Ruse | “Presidenti Tramp (Trump) bashkohet me ata që besojnë se Ukrainës i duhet një udhëheqësi vërtet paqedashëse, në vend të qëndrimit luftënxitës të Zelenskit. Është koha që Ukraina të ketë një president të ri. Ikonike dhe historike”. Kështu shkroi i dërguari dhe negociatori presidencial rus, Kirill Dmitriev, në rrjetin shoqëror virtual Iks (X). Në një shëmin tjetër, ai pretendoi se diplomacia e naftës e ka ekspozuar presidentin Zelenski. Në një mesazh pasu
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: KOMITETI I ÇMIMIT NOBEL E KA HUMBUR BUSULLËN E TIJ MORALE.
Jeruzalem, Izrael | “Komiteti i Çmimit Nobel e ka humbur busullën e tij morale. Ai ia dha nderimin e tij më të lartë një fanatikeje që e ndërtoi karrierën e saj duke shpikur dhe përhapur shpifje gjaku kundër shtetit të vetëm hebre”. Kështu tha kryeministri Benjamin Netanjahu për Çmimin Nobel për Paqen të dhënë ndaj juristes dhe veprimtares së shquar nga Afrika e Jugut, e cila ka shërbyer si Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut nga viti 2008 deri në vitin 201
Agjencia Telegrafike Vox
INDI | MIJËRA PROTESTUES TË ARRESTUAR NGA RADHËT E PARTISË SË BUBURRECAVE.
Dehli i Ri, Indi | “Mijëra njerëz u ndaluan sot nga policia në Delhin e Ri, ku Partia e Buburrecave po proteston kundër parregullsive të dyshuara në rishikimin e listave zgjedhore, për të cilat opozita akuzon qeverinë”. Kështu raportuan entet mediatike vendore. “Mbi 5 mijë veta janë arrestuar në rajonin e kryeqytetit”, raportoi enti mediatik vendor “Hindu”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informaci
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN TREGON MIRËKUPTIM TË MADH NDAJ DISA PROPOZIMEVE TË SHBA-ës.
Moskë, Federata Ruse | “Në telefonatën e tij me Danlld Trampin (Donald Trump), Vladimir Putini tregoi mirëkuptim të madh në lidhje me disa nga propozimet e ShBA-ës për uljen e tensioneve në Ukrainë”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov. “Gjatë bisedës, presidenti rus tregoi mirëkuptim të madh ndaj disa propozimeve të palës amerikane në lidhje me masat e deeskalimit”, - tha zëdhënësi Peskov, duke shtuar se pjesa më e madhe e telefonatës midis presidentëve
Agjencia Telegrafike Vox
PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: HEQJA E SANKSIONEVE MBI KARBURANTIN RUS PO FINANCON LUFTËN E RUSISË.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Sulmet ruse vranë më shumë se 80 civilë ukrainas brenda dy ditësh. Për më tepër, Rusia ka intensifikuar sulmet e saj hibride kundër Evropës, duke synuar si vendet anëtare të Bashkimit Evropian ashtu edhe aleatët e NATO-s. Heqja e sanksioneve mbi karburantin rus dizel i garanton Moskës më shumë të ardhura për të financuar luftën. Ky nuk është momenti për të lehtësuar presionin ndaj Rusisë dhe Evropa nuk do ta bëjë këtë. Të hënën, ministrat e j
Agjencia Telegrafike Vox
UNICEF-i: I BËJMË THIRRJE FRANCËS TË NDALOJË DHUNËN DHE TË MBROJË TË MITURIT.
Paris, Francë | UNICEF-i i bëri thirrje Francës të ulë shkallën e dhunës dhe të mbrojë të miturit mes protestave të studentëve. Dega franceze e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët u bën thirrje autoriteteve franceze të respektojnë të drejtën e të rinjve për të protestuar në mënyrë paqësore. Adoleshentët kanë të drejtë të dëgjohen, të marrin pjesë në vendimet që i prekin dhe të demonstrojnë në mënyrë paqësore. Protestat lirisht dhe në mënyrë të sigurt janë një e drejtë
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


