top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
SHBA-ës | RUSIA PRITET TË FTOHET NË SAMITIN E G20-ës; PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN ËSHTË I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR NDËRKOMBËTAR PËR KRIME LUFTE.
Uashington, Amerikë | Një zyrtar i lartë presidencial amerikan konfirmoi për agjencinë franceze të lajmeve “Afp” se Rusia do të ftohet në samitin e G20 në Florida në dhjetor, por Moska zgjodhi të mos konfirmojë ose mohojë në këtë fazë pjesëmarrjen e mundshme të Presidentit rus Vladimir Putin në samit. “Deri më tani nuk është dërguar asnjë ftesë zyrtare, por Rusia është anëtare e G20-ës dhe do të ftohet të marrë pjesë në takimet ministrore dhe në samitin e liderëve i planifiku
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | NJË EMAIL I DEPARTAMENTIT TË LUFTËS (PENTAGON) SUGJERON PEZULLIMIN E SPANJËS NGA NATO.
Otavë, Kanada | “Një email i brendshëm i Pentagonit ngre shqetësime në lidhje me masat kundër aleatëve të NATO-s që konsiderohen të vështira në konfliktin ShBA-Iran, përfshirë mundësinë e pezullimit të Spanjës nga aleanca”. Kështu raportoi agjencia kanadeze e lajmeve “Rojtërs”. Ndër opsionet që po shqyrtohen është mundësia e rishqyrtimit të qëndrimit të Shteteve të Bashkuara në lidhje me pretendimin e Britanisë për Ishujt Follkllend (Falkland). Opsionet e politikave janë deta
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): ARMËPUSHIMI MIDIS IZRAELIT DHE LIBANIT U ZGJAT PËR TRE JAVË.
Uashington, Amerikë | “Armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit është zgjatur me tre javë”. Kështu tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë midis ambasadorëve nga të dy vendet, në raundin e tyre të dytë të negociatave për një paqe të mundshme. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): DO TË TAKOHEM ME UDHËHEQËSIT IZRAELITË DHE LIBANEZË NË DY JAVËT E ARDHSHME.
Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), tha se priste që udhëheqësit e Izraelit dhe të Libanit të takoheshin me të gjatë dy javëve të ardhshme, duke shprehur besimin se një marrëveshje e përhershme paqeje mund të arrihet brenda vitit. “Armëpushimi është zgjatur për tre javë. Mendoj se ka një shans shumë të mirë. Mendoj se duhet të jetë një objektiv i lehtë”. Kështu tha Presidenti Tramp (Trump) në fjalën hapëse të një takimi të organizuar në Shtëpinë e Ba
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): NUK DO TË PËRDORJA ARMË BËRTHAMORE KUNDËR IRANIT.
Uashington, Amerikë | “Pse do ta përdorja kur e shkatërruam Iranin në mënyrën konvencionale? Nuk do ta përdorja. Askush nuk duhet të lejohet të përdorë armë bërthamore”. Kështu tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) kur u pyet nëse do të përdorte armë bërthamore kundër Iranit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): DUA NJË MARRËVESHJE TË QËNDRUESHME ME IRANIN; NUK KAM ASNJË NXITIM.
Uashington, Amerikë | “Dua një marrëveshje të qëndrueshme me Iranin, nuk kam asnjë nxitim”. Kështu tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) - duke iu përgjigjur Shtëpisë së Bardhë në lidhje me kohëzgjatjen e mundshme të konfliktit. “Ata kanë një lidership të ri, janë si macet me qentë, do ta shohim”, tha Presidenti Tramp (Trump). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
KORPUSI I GARDËS REVOLUCIONARE VENDOSI MË SHUMË MINA NË NGUSHTICËN E HORMUZIT KËTË JAVË.
Uashington, Amerikë | “Korpusi i Gardës Revolucionare vendosi më shumë mina në Ngushticën e Hormuzit këtë javë”. Kështu njoftoi enti mediatik “Axios” (i përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane) - duke cituar disa burime. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DO TË MARRË PJESË NË NJË TAKIM MIDIS AMBASADORËVE TË IZRAELIT DHE LIBANIT QË DO TË MBAHET SOT NË SHTËPINË E BARDHË.
Uashington, Amerikë | “Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), do të marrë pjesë në një takim midis ambasadorëve të Izraelit dhe Libanit në Shtëpinë e Bardhë sot”. Kështu tha një zyrtar i lartë amerikan. Gazetari i entit mediatik “Axios” (ent mediatik i përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane) Barak Ravid e raportoi këtë në një postim në rrjetin social virtual Iks (X). Presidenti Tramp (Trump) do t’i përshëndesë dy ambasadorët, të angazhuar në raundin e dytë të bisedi
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | AEROPLANMBAJTËSJA “USS GEORGE HW” MBËRRITI NË LINDJEN E MESME.
Uashington, Amerikë | Aeroplanmbajtësja amerikane “USS George HW” mbërriti në Lindjen e Mesme. Kështu raportuan entet mediatike amerikane - duke shtuar se njësia forcon praninë ushtarake amerikane në zonë, pasi ka vepruar dhe është larguar nga Madagaskari. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | NË BURSËN E JORKUT TË RI ÇMIMI I NAFTËS U RRIT ME 5.74% DUKE SHKUAR NË 98.30 $ PËR FUÇI.
Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | Nafta po fiton terren në Jorkun e Ri. WTI-ja, indeksi amerikan i naftës, po rritet me 5.74%, duke shkuar në 98.30 dollarë ($) për fuçi, mes pasigurisë rreth konfliktit në Lindjen e Mesme dhe negociatave midis ShBA-ës dhe Iranit. Nga ana tjetër, nafta bruto Brent ra me 0.56%, duke shkuar në 101.34 dollarë ($) për fuçi. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës URDHËRUAN 31 ANIJE TË NDRYSHOJNË KURSIN PËR SHKAK TË BLLOKADËS SË IRANIT.
Uashington, Amerikë | “Forcat amerikane kanë urdhëruar 31 anije të kthehen në port si pjesë e bllokadës kundër Iranit”. Kështu njoftoi CENTCOM-i. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | DEPARTAMENTI I LUFTËS (PENTAGON): SEKRETARI I MARINËS XHON FELAN (JOHN PHELAN) DHA DORËHEQJE.
Uashington, Amerikë | Sekretari i Marinës Amerikane, Xhon Felan (John Phelan), po largohet nga posti i tij, me efekt të menjëhershëm. Këtë lajm e njoftoi Departamenti i Luftës (Pentagon) pa dhënë një arsye për largimin e tij. Z. Felan (Phelan) është civili me gradën më të lartë në Marinën Amerikane dhe largimi i tij vjen mes bllokadës në Ngushticën e Hormuzit. Vendin e tij do ta zërë përkohësisht zëvendësi i tij Hung Kao (Cao). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegr
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


