top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇMIMI NOBEL NUK KA RËNDËSI | TRAMPI KA REALIZUAR PUÇIN DIPLOMATIK TË SHEKULLIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 3 min read
ree

Nga z. Methju Lin (Matthew Lynn).

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Ajo është, sipas të gjitha gjasave, një grua e guximshme dhe e shkathët.


Maria Korina Makado (Maria Corina Machado) ka udhëhequr me kurajë dhe dinjitet luftën për liri dhe demokraci në Venezuelë.


Ndoshta një ditë ajo do të ndihmojë në sjelljen e një ndryshimi të vërtetë në një vend që ka vuajtur nën sundimin e njëpasnjëshëm të qeverive të tmerrshme.


E, megjithatë, sigurisht që pothuajse të gjithë, përveç Komitetit të Çmimit Nobel për Paqe në Oslo, mund të shohin se kush duhet të jetë fituesi i vërtetë i çmimit të këtij viti; Presidenti Tramp (Trump).

 

Sigurisht, duhet të presim për të parë nëse do të funksionojë, por armëpushimi në Gazë është puçi diplomatik i shekullit.


Mosbesuesit (skeptikët) thoshin se kjo nuk mund të bëhej. Të dyja palët ishin shumë larg njëra-tjetrës.


U derdh shumë gjak. Ndërkaq, fanatikët në të dyja anët nuk donin të pranonin asgjë më pak se fitoren totale dhe shkatërrimin e plotë të palës tjetër.


Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, presidenti Tramp (Trump) do të jetë, për sa kohë që gjithçka shkon sipas planit, në Egjipt këtë fundjavë për të marrë pjesë në një ceremoni nënshkrimi. Pengjet do të lirohen. Dhe, luftimet do të ndalen - të paktën për tani.


Në realitet, presidenti Tramp (Trump) bëri tri gjëra të mëdha siç duhet.


Së pari, ai qëndroi besnik ndaj parimeve të tij. Ai nuk ishte i gatshëm të shiste shtetin e Izraelit apo të komprometonte sigurinë afatgjatë të aleatit më të afërt të Amerikës në rajon.


Ndryshe nga udhëheqësit e Evropës, dhe jo më pak se kryeministri britanik Sir Keër Starmër (Keir Starmer), ai nuk ishte i gatshëm të njihte një shtet palestinez dhe as të ofronte ndonjë shpërblim për grupin terrorist për sulmin brutal që nisi ndaj Izraelit në vitin 2023.


Së dyti, ai ishte i fortë.


Ne gjithmonë e dinim që do të ishte i ashpër me Hamasin. Por, ai gjithashtu ishte i gatshëm të luante ashpër me shtetet e tjera në Lindjen e Mesme që formësojnë konfliktin në sfond, ndërkohë që sulmet e tij ndaj Iranit, më herët këtë vit, dobësuan pozicionin e atij vendi që kishte më shumë gjasa të shkatërronte marrëveshjen.


Në të njëjtën kohë, ushtroi presion mbi kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, që të bënte kompromis, duke e bërë të qartë se mbështetja e ShBA-ës nuk ishte pa kushte.


Së fundmi, ai ka një plan për rindërtimin pas luftës të Gazës.


Sigurisht, njerëzit do të qeshin me projektin e tij “Riviera e Gazës”. Një brez i ri i “Gaz-ilionarëve” duket i pamundur tani.


Por, 30 vjet më parë, ideja e kthimit të shkretëtirës së Dubait në një qendër të madhe tregtare dukej po aq qesharake.


Vetëm mirëqenia do të sjellë paqe të qëndrueshme në rajon, dhe Presidenti Tramp (Trump), i cili, gjithmonë ka qenë në elementin e tij duke planifikuar apartamente dhe resorte luksoze, ka paraqitur një vizion se si mund të duket Gazë pas luftës.


Duke i mbledhur të gjitha së bashku, një pikë është padyshim e qartë. Presidenti Tramp (Trump) tashmë ka realizuar puçin diplomatik të shekullit.


Komiteti i Çmimit Nobel duket se vuan nga një rast i rëndë i “Sindromës së çmendurisë ndaj Trampit” që nuk mund ta shohë këtë.


Por, (pothuajse) të gjithë të tjerët mund ta shohin - dhe kush e di, ndoshta edhe Komiteti do ta rregullojë këtë në tetorin e ardhshëm.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page