Ç’ËSHTË FORCA DELTA (NJËSIA ELITARE AMERIKANE PËR MISIONE TEPËR SEKRETE)?


Uashington, Amerikë | Nga pushtimi i Panamasë për kapjen e ish-Presidentit Manuel Noriega te evakuimi i ambasadës amerikane në Bengazi, e deri te sulmi në Siri që rezultoi në vdekjen e terroristit islamik Abu Bakr al-Bagdadi.
Lista e operacioneve me rrezik të lartë dhe tepër sekrete të kryera nga Delta Force, njësia elitare e Ushtrisë Amerikane, është e gjatë pavarësisht jetëgjatësisë së saj të shkurtër.
Dhe, nëse Presidenti Tanlld Tramp (Donald Trump) vendos, ajo mund të zgjerohet më tej me hyrjen në Iran për të pastruar lokacionet bërthamore.
E formuar në vitin 1977 nga Koloneli Çarls Bekuith (Charles Beckwith), i cili, ishte edhe komandanti i saj i parë, Delta Force u krijua për t'iu përgjigjur kërcënimit në rritje të terrorizmit.
Pasi punoi ngushtë me SAS-in Britanik (Shërbimi i Posaçëm Ajror), Koloneli Bekuith (Beckwith) i kërkoi Pentagonit krijimin e një force të specializuar të aftë për të kryer sulme precize.
Pasi kapërceu rezistencën nga Departamenti i Mbrojtjes, Koloneli menjëherë filloi punën për hartimin e “Dokumentit Robert Redford”, një dokument katërfaqësh që përshkruante katër fazat e përzgjedhjes dhe trajnimit.
U deshën disa vite që ta bënin plotësisht operacionale; Delta Force më në fund ishte gati pikërisht në kohë për krizën e pengjeve të vitit 1979.
Njësia është e ndarë në disa skuadrone, duke e bërë atë fleksibile dhe duke i mundësuar asaj të vendosë ekipe të specializuara për misione me rrezik të lartë, duke filluar nga veprimi i drejtpërdrejtë deri te lufta kibernetike, nga mbledhja e inteligjencës deri te mbështetja strategjike.
Anëtarët e Delta Force kanë qasje në armët më të përparuara dhe të besueshme, duke i mundësuar atyre të veprojnë në çdo situatë, edhe nëse jo gjithmonë me sukses, siç ishte rasti në Mogadisho në vitin 1993.
Shumë nga operacionet e Divizionit të Posaçëm (special), i cili, vepron nën drejtimin e Komandës së Përbashkët të Operacioneve Speciale, janë sekret të lartë dhe vetëm disa janë të njohura për publikun e gjerë.
Këto përfshijnë kapjen e narko-trafikantit El Çapo (Chapo) në vitin 2016, si dhe sulmin ndaj ish-diktatorit Sadam Husein.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments