ZËDHËNËSJA E SHTËPISË SË BARDHË KEROLLAIN LEVIT (KAROLINE LEAVITT): IZRAELI DHE HAMASI JANË SHUMË AFËR ARRITJES SË NJË MARRËVESHJEJE KORNIZË PËR T’I DHËNË FUND LUFTËS NË GAZË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 29
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Kerollain Levit (Karoline Leavitt), Izraeli dhe Hamasi janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje kornizë për t’i dhënë fund luftës në Gazë dhe për të siguruar paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.
Duke folur me gazetarët përpara takimit dypalësh midis Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Kryeministrit Benjamin Netanjahu (Netanyahu), ajo shtoi se presidenti amerikan do të diskutojë planin e paqes me 21 pika me kryeministrin izraelit.
“Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje mbi planin e Trump për t'i dhënë fund luftës”, deklaroi një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, në fund të takimit të mbrëmshëm, midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, të dërguarit të posaçëm të ShBA-ës Stiv Uikof (Steve Witkoff) dhe dhëndrit të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), Xherëd Kashnër (Jared Kushner).
Kjo u raportua nga gazeta izraelite “N12”, duke pretenduar se shumica e çështjeve që lidhen me marrëveshjen e propozuar për pengjet ishin zgjidhur.
Zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë vuri në dukje se, në çdo rast, arritja e një marrëveshjeje kërkon pëlqimin e Hamasit, i cili, ende nuk është arritur zyrtarisht.
Në takim, në të cilin, mori pjesë edhe Ministri Izraelit i Çështjeve Strategjike, Ron Dermër (Dermer), u diskutua plani me 21 pika për t'i dhënë fund luftës në Gazë dhe për kthimin e pengjeve.
“N12” ka mësuar se gjatë takimit u përcaktuan pothuajse të gjitha çështjet komplekse të Izraelit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments