ZËDHËNËSJA E MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME TË KINËS MAO NING: MOS U PËRZIENI ME TIBETIN DHE ME DALAI LAMËN E XIV-të; KËTO JANË ÇËSHTJE TË BRENDSHME; NUK TOLEROJNË NDËRHYRJE TË JASHTME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 8
- 1 min read

Pekin, Kinë | “Çështjet që lidhen me Shixangun (Xizang) - emri mandarin për Tibetin - janë thjesht çështje të brendshme të Kinës dhe nuk tolerojnë ndërhyrje nga forcat e jashtme, ndërsa, Dalai Lama i 14-të nuk është një figurë thjesht fetare, por një i mërguar politik i angazhuar në aktivitete separatiste anti-kineze nën maskën e fesë”.
Ky është komenti i zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme Mao Ning, mbi mesazhin e urimit nga Sekretari i Shtetit i ShBA-ës Marko (Marco) Rubio drejtuar Dalai Lamës së XIV-të për ditëlindjen e tij të 90-të, së bashku me mbështetjen për tibetianët në mënyrë që ata të mund të zgjedhin dhe nderojnë lirisht udhëheqësit e tyre fetarë pa ndërhyrje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments