ZËDHËNËSJA E MINISTRISË SË JASHTME RUSE MARIA ZAKHAROVA: BASHKIMI EVROPIAN PREFERON DEZERTORËT UKRAINAS NË VEND TË TURISTËVE RUSË ME XHEPAT PLOT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Komisioni Evropian preferon të mirëpresë migrantët e paligjshëm dhe dezertorët ukrainas që jetojnë me përfitime në vend të turistëve me fuqi shpenzuese”.
Këtë i deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, agjencisë ruse të lajmeve “Tass”, duke komentuar vendimin e Bashkimit Evropian për të shtrënguar kufizimet e vizave për qytetarët rusë.
“Me sa duket, Komisioni Evropian arsyetoi kështu; pse do të donte Evropa Perëndimore turistë me fuqi blerëse kur ka emigrantë të paligjshëm dhe dezertorë ukrainas që jetojnë me ndihmë sociale”, vuri në dukje zëdhënësja Zakharova.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments