ZËDHËNËSI I MINISTRISË SË JASHTME IRANIANE ESMAIL BAGHAEI: VEPRIMET MBROJTËSE NGA VENDET EVROPIANE DO TË ISHIN AKT LUFTE KUNDËR NESH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Teheran, Iran | “Irani e konsideron këtë një akt lufte dhe bashkëpunim me agresorët”.
Kështu tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei - duke iu referuar deklaratave të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe në lidhje me veprime mbrojtëse të mundshme kundër raketave iraniane në bazat e tyre në vendet e Gjirit.
Kështu raporton agejncia iraniane e lajmeve “IRNA”.
“Evropianët kanë miratuar qasje kontradiktore ndaj luftës në vazhdim. Ata duhet ta braktisin këtë indiferencë, pasi pasojat e çdo shkeljeje të ligjit dhe luftës janë një zjarr që së shpejti do të përhapet në vendet evropiane dhe në botë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments