top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZVEÇAN | IGOR MARKOVIQ (MARKOVIÇ) U ARRESTUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 16 minutes ago
  • 1 min read
Igor Markoviq (Markoviç)
 Z. Igor Markoviq (Markoviç)

Zveçan, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë mbështetur mbi akte proceduriale penale të Prokurorisë së Posaçme (Speciale) arrestuan:

1- Z. Igor Markoviq (Markoviç).


Njoftim | Komunikatë e përbashkët nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale.


Prishtinë, 16 gusht 2026.


Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda nga Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar të dielën në Zveçan personin me inicialet I.M., nën dyshimet për kryerjen e veprave penale:

- Sulm ndaj personit zyrtar;

- Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizm;

- bashkim për veprimtari ; kundërkushtetuese;

- rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare;


I.M. është arrestuar në Zveçan, pas ndërmarrjes së shumë veprimeve hetimore.


Ai dyshohet për për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.


Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale në përputhje me ligjin dhe standardet më të larta ndërkombëtare., thuhet në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page