XHESVIN SANGA (JASVEEN SANGHA): KUSH ËSHTË “MBRETËRESHA E KETAMINËS” DHE VEPRIMI I SAJ NË HOLLIUD | TREGTARJA E DROGËRAVE PAS VDEKJES SË AKTORIT METHJU PERI (MATTHEW PERRY).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 15, 2024
- 2 min read
Kaliforni, Amerikë | Znj. Xhesvin Sanga (Jasveen Sangha) është një nga pesë personat e arrestuar në lidhje me vdekjen e aktorit Methju Peri (Matthew Perry).
41-vjeçarja u akuzua për shpërndarjen e ketaminës për yllin e serialit Shokët (Friends) në javët para se të vdiste në moshën 54-vjeçare.
Sipas entit emdiatik Posta e përditshme (Daily Mail), znj. Sanga - e cila thuhet se ishte e njohur në të gjithë Holliudin e Veriut si një shitëse e të famshmëve - u mbiquajt “Mbretëresha e Ketaminës” për shkak të aktivitetit të saj të prodhimit.
Sipas një njoftimi nga autoritetet e Los Anxhelosit, tregtarja 41-vjeçare e drogës akuzohet për komplot për shpërndarjen e ketaminës, mbajtjen e një lokali droge, posedim me qëllim për të shpërndarë metamfetaminën, posedim me qëllim për të shpërndarë ketaminë dhe pesë akuza për shpërndarje të ketaminës.
Disa orë para se të arrestohej nga policia në Los Anxhelos, ajo po shfaqte prerjen dhe ngjyrën e re të flokëve në rrjetet sociale.
Znj. Sanga shpesh reklamon jetën e saj luksoze në Holliud në mediat sociale, një jetë që supozohet se financohet nga trafiku i saj i drogës.
Ajo dhe një person tjetër u arrestuan të enjten (15.8.2024). Ajo përballet me akuzat e posedimit dhe shpërndarjes së ketaminës.
Nëse shpallet fajtor, dënimi mund të variojë nga 10 vjet deri në përjetësi.
Enti emdiatik NBC raporton se znj. Sanga u arrestua gjithashtu marsin e kaluar për një shkelje federale të drogës që nuk lidhet me rastin e aktorit Peri (Perry). Ajo u lirua përfundimisht pasi kishte dorëzuar garancinë prej 100000 dollarësh.
Ajo u shiste drogë klientëve të ndryshëm që të paktën që nga viti 2019, dhe gjithashtu kishte një shtëpi në Holliudin e Veriut (North Hollywood) ku jetonte dhe ruante drogën.
Pavarësisht se i dinte rreziqet e përdorimit të tyre, znj. Sanga vazhdoi të shiste drogë.
Është raportuar nga autoritetet gjyqësore se në muajin gusht të vitit 2019, ajo i shiti ketaminë z. Kadi Mek’Lori (Cody McLaury) vetëm disa orë para vdekjes së tij nga mbidoza.
Kur një anëtar i familjes së viktimës i dërgoi mesazh znj. Sanga-s duke thënë se ketamina e saj e kishte vrarë viktimën znj. Sangha kërkoi në Google: “a mund të renditet ketamina si një shkak vdekjeje” ...
Zyrtarët që hetojnë rastin shpjegojnë se znj. Sanga dhe një tjetër i pandehur, ishin më të interesuar të fitonin para nga aktori Methju Peri (Matthew Perry).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments