XHAFZOTAJ: MERRET PENG DHE DHUNOHET NJË E RE | NDËRHYN KOMISARIATI NR. 6 DHE VENDOS “GJËRAT NË VEND”
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 10, 2023
- 1 min read

Xhafzotaj, Durrës | Një qytetar i moshës rreth 23 vjeç, akuzohet nga strukturat vendore të policisë së Durrësit, si i përfshirë në akt pengmarrjeje dhe dhune verbale e fizike ndaj një të reje me të cilën kishte raprte të karakterit “dashuror”. Kumtohet se ngjarja ka ndodhur fshatin Xhafzotaj, ku 23-vjeçari e ka marrë me forcë të miturën në makinën e tij duke e mbajtur të mbyllur aty për disa orë dhe duke e dhunuar. Policia vendore informon se: “shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë se një shtetas i kishte hequr lirinë për disa orë, si dhe kishte ushtruar dhunë ndaj një 17-vjeçareje, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur në Xhafzotaj, dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. Ll., 23 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës. Nga veprimet hetimore dyshohet se 23-vjeçari, ka marrë me forcë në automjetin e tij duke i hequr lirinë për disa orë, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij 17-vjeçare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.” Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments