top of page
E BARDHË SHIRIT.png

X (ISH-TWITTER) SHPALLI HAPJEN NDAJ PORNOGRAFISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 4, 2024
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | X (Twitter) ka shpallur hapjen ndaj pornografisë.

 

Në një përditësim të fundit të udhëzimeve të saj, platforma e z. Illn Mask (Elon Musk) shpjegoi se tani do të jetë e mundur të shpërndahet lakuriqësia ose sjellja seksuale e prodhuar në mënyrë konsensuale për të rriturit, me kushtin e vetëm që kjo përmbajtje të etiketohet siç duhet dhe të mos theksohet.

 

Ne besojmë se përdoruesit duhet të jenë në gjendje të krijojnë, shpërndajnë dhe konsumojnë materiale në lidhje me tema seksuale për sa kohë që prodhohen dhe shpërndahen në mënyrë konsensuale”, thuhet në udhëzimet e rrjetit social virtual Iks (X).

 

Shprehja seksuale, qoftë vizuale apo e shkruar, mund të jetë një formë legjitime shprehje artistike.

 

Ne besojmë në autonominë e të rriturve për të krijuar përmbajtje që pasqyron besimet, dëshirat dhe përvojat e tyre, duke përfshirë ato që lidhen me seksualitetin.

 

Megjithatë, përmbajtja që promovon shfrytëzimin, mungesën e pëlqimit, objektivizimin, seksualizimin, pornografinë e fëmijëve dhe sjelljen e turpshme nuk është e autorizuar.

 

Për më tepër, shpërndarja e përmbajtjes për të rritur në vende shumë të dukshme si fotot e profilit ose banderola nuk lejohet.

 

CILAT LEJOHEN PËRMBAJTJET?

Përmbajtja për të rritur, shpjegon rrjeti social virtual Iks (X), do të thotë: “Çdo material i prodhuar dhe shpërndarë në mënyrë konsensuale që përshkruan lakuriqësinë ose sjelljen seksuale të të rriturve që është pornografike ose ka për qëllim të shkaktojë zgjim seksual.


Kjo vlen edhe për përmbajtjet e krijuara nga AI, fotografike ose të animuara si filmat vizatimorë, hentai ose anime.

 

Shembujt përfshijnë përshkrime të lakuriqësisë së plotë ose të pjesshme, duke përfshirë pamjet nga afër të organeve gjenitale, vitheve ose gjoksit; sjellje të qarta ose të nënkuptuara seksuale ose akte të simuluara siç janë marrëdhëniet seksuale dhe akte të tjera seksuale.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page