WSJ: ISH-SPIUNI PATRUSHEV FSHIHET PAS VDEKJES SË PRIGOZHINIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 25, 2023
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Gazeta amerikane Uoll Stri Xhërnll (Wall Street Journal) kthehet për të folur për vdekjen e z. Jevgeni Prigozhin (Yevgeny Prigozhin), ish-udhëheqësit të milicisë Uagner (Wagner), i cili, vdiq në një aksident ajror më 23 gusht 2023. 10 veta të tjerë, besnikë të tij, vdiqën në shpërthimin e avionit të tij privat.
Sipas gazetës, e cila citon burime të inteligjencës perëndimore, dhe një ish-oficer të inteligjencës së Kremlinit, z. Nikolai Patrushev qëndron pas vdekjes së z. Prigozhin.
Sipas WSJ, z. Patrushev është aleati dhe i besuari më i vjetër i presidentit rus Vladimir Putin, një ish-spiun, si dhe sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse.
Në artikull, WSJ e quan z. Patrushev personin e dytë më të fuqishëm në Rusi.
Kjo, falë karakterit të tij, afërsisë së tij me presidentin, dhe rolit të tij si drejtues de facto i shërbimeve të sigurisë për më shumë se dy dekada.
Sipas gazetës z. Patrushev e kishte hartuar planin për dy muaj, pastaj e vuri në veprim, ku dhe vrau z. Prigozhin.
Megjithatë, shenjat e para të rrezikut z. Patrushev ia kishte komunikuar tashmë mikut të tij Putin, duke filluar nga viti 2022.
Më pas, dhe deri në verën e kaluar, z. Prigozhin përfaqësonte një mbështetje të rëndësishme, edhe falë sukseseve të tij ushtarake në Ukrainë, dhe më gjerë.
Përpjekja për revoltë në Rostov, rishkroi më pas fatin e ish-kuzhinierit të presidentit rus Putin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




























Comments