top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË: AGJENTËT E DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË KUNDËRZBULIMIT USHTARAK TË VENEZUELËS ARRESTUAN KOLONELIN RUS ROMÁN FROLENKO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Karakas, Venzuelë | Agjentët e Drejtorisë së Përgjithshme të Kundërzbulimit Ushtarak të Venezuelës arrestuan kolonelin rus Román Frolenko, president të Dhomës së Tregtisë Ruso-Venezueliane, i cili, më 8 maj përuroi në lagjen “23 de Enero” të Karakasit, në prani të deputetëve dhe personave me ndikim çavistë, një monument kushtuar Ushtarit të Panjohur për të përkujtuar 80-vjetorin e fitores së ushtrisë ruse kundër Gjermanisë naziste.


Prania e kolonel Frolenkos në këtë aktivitet, në të cilin, nuk mori pjesë ambasadori rus Sergei Melik-Baghdasárov dhe që u përhap viralisht në TikTok, provokoi një protestë nga kreu i diplomacisë së Moskës në Karakas për uzurpim të funksioneve përfaqësuese dhe, më 15 maj autoritetet arrestuan kolonelin, por lajmi u zbulua vetëm sot nga faqja e internetit “Infobae”.


Koloneli Frolenko është tani në burg në Karakas dhe ende nuk dihet nëse ai do të riatdhesohet në Rusi apo do të vazhdojë të mbahet në Venezuelë, në paraburgim të Drejtorisë së Përgjithshme të Kundërzbulimit Ushtarak të vendit të Amerikës së Jugut.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page