VENDNDODHJA E AEROPLANMBAJTËSES BËRTHAMORE “CHARLES DE GAULLE” U GJET FALË NJË APLIKACIONI TË PËRDORUR NGA NJËRI PREJ MARINARËVE TË SAJ | SKANDALI U DENONCUA NGA ENTI MEDIATIK “LE MONDE”.


Paris, Francë | Falë lokalizimit të thjeshtë të një aplikacioni sportiv të përdorur nga një prej marinarëve të saj, aeroplanmbajtësja franceze “Charles-de-Gaulle”, e njohur edhe si “Perla në kurorën e ‘force de frappe’ bërthamore franceze”, u lokalizua lehtësisht në kohë reale në Mesdheun Lindor.
Kështu njoftoi enti mediatik francez “Le Monde”.
Marinari kishte shkuar për vrap në veriperëndim të Qipros më 13 mars dhe konfirmoi pozicionin e aeroplanmbajtëses me ndihmën e një fotografie satelitore.
“Rasti i raportuar, nëse konfirmohet, nuk përputhet me rregulloret aktuale. Komanda do të marrë masat e duhura”.
Kështu tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Franceze.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | Burimi yt i informacionit









Comments