top of page
E BARDHË SHIRIT.png

USHTRIA IZRAELITE MORI TRUPAT E 6 PENGJEVE | KRYEMINISTRI NETANJAHU: ZEMRAT TONA JANË TË TRISHTUARA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 20, 2024
  • 1 min read

Updated: Aug 10

ree

Gazë | Ushtria izraelite gjeti trupat e gjashtë pengjeve në Gaza mbrëmë, duke përfshirë ato të z. Joram (Yoram) Metzger, Z. Jagev (Yagev) Buchstab, z. Nadav Poplluell (Popplewell) dhe Avraham Munder.

 

Trupat e gjashtë pengjeve izraelitë të vrarë gjatë robërisë së tyre në Gaza u gjetën nga ushtria në zonën e Kan Junistit (Khan Yunis), gjatë një operacioni të përbashkët, të kryer në bazë të informacionit të inteligjencës, ku përfshiheshin edhe njësitë Shin Bet-it.

 

Sipas zyrtarëve të mbrojtjes, disa nga pengjet u vranë në tunelin ku u gjetën trupat e tyre dhe rrëmbyesit e tyre mund të kenë ikur pas sulmeve izraelite, duke i braktisur trupat në tunel.

 

Gjatë natës, forcat tona gjetën trupat e gjashtë prej pengjeve tona, të cilët ishin të burgosur të organizatës terroriste Hamas: Avraham Munder, Alex Dancyg, Chaim Peri, Yagev Buchshtav, Yoram Metzger dhe Nadav Popplewell Sara dhe unë shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e dashura”, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin NetanJahu pasi ushtria (IDF) gjeti trupat e gjashtë pengjeve.

 

Unë do të doja të falënderoja luftëtarët dhe komandantët e guximshëm të IDF-së dhe Shin Bet-it për heroizmin dhe veprimin e tyre të vendosur.


Shteti i Izraelit do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për të rikthyer të gjithë pengjet tanë, të gjallë dhe të vdekur”, shtoi ai.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page