UNHCR: 947 EMIGRANTË TË VDEKUR OSE TË ZHDUKUR NË MESDHE DERI NË VITIN 2025; MBËRRITJET U RRITËN ME 9% NË 7 MUAJ KRAHASUAR ME NJË VIT MË PARË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 7
- 2 min read

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | 6487 emigrantë zbarkuan në brigjet italiane në korrik 2025.
Të dhënat tregojnë një rënie prej 8% krahasuar me muajin e kaluar (7089), por një rritje prej 9% krahasuar me janar-korrik 2024.
Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) e OKB-së (Projekti i Migrantëve të Zhdukur), 947 persona vdiqën ose u zhdukën në Mesdhe në shtatë muajt e parë të vitit 2025 (duke përjashtuar rrugën e Afrikës Veriperëndimore), nga të cilat 662 ndodhën përgjatë rrugës Qendrore (70%).
Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pati 1480 vdekje, nga të cilat 1032 ndodhën përgjatë rrugës Qendrore.
Sipas UNHCR-së, ata që mbërritën në brigjet italiane në korrik u nisën nga Libia, Tunizia, Turqia dhe Algjeria.
Libia ishte përsëri vendi kryesor i nisjes këtë muaj, duke përbërë afërsisht 90% të të gjitha mbërritjeve detare në Itali.
Tetëdhjetë e një përqind e atyre që mbërritën në korrik zbarkuan në Lampedusa.
Porte të tjera zbarkimi përfshijnë Roçela Jonikën (Roccella Ionica), Pocalon (Pozzallo), Bari, Augustën (Augusta), Ankonën (Ancona), Brindisi, Kortonen (Crotone), Livorno, Pantelleria, Portin Empedokle (Porto Empedocle), Portopalo di Kapo (Capo) Passero, Ravenën, Vibon Valentian, Rexho Kalabrinë (Reggio Calabria) dhe Arbataksin (Arbatax).
Të paktën dy persona kanë vdekur dhe pesë janë të zhdukur.
Në shtatë muajt e parë të vitit, u regjistruan 36547 mbërritje nga deti, një rritje prej 9% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024 (33480).
Që nga fillimi i vitit 2025, Libia ka qenë vendi kryesor i nisjes, duke përbërë 90% të të gjitha mbërritjeve nga deti në Itali (58% në shtatë muajt e parë të vitit 2024).
Tunizia mbetet vendi i dytë i origjinës, por me një rënie të ndjeshme, duke shkuar nga 36% në shtatë muajt e parë të vitit 2024 në 7% të të gjitha mbërritjeve nga deti në periudhën janar-korrik 2025.
Në vitin 2025, Siçilia vazhdon të jetë rajoni më i prekur nga zbarkimet në të gjithë vendin, veçanërisht në Lampedusa, e cila, regjistroi 77% të të gjitha mbërritjeve nga deti në shtatë muajt e parë të vitit (64% në të njëjtën periudhë në vitin 2024).
Lidhur me kombësitë e origjinës, që nga fillimi i vitit më të përhapurat kanë qenë: Bangladeshi (32%), Eritrea (14%), Egjipti (12%), Pakistani (8%), Etiopia (4%), Sudani (4%), Somalia (4%), Siria (3%), Guinea (2%), Irani (2%), Tunizia (2%), Nigeria (2%), Algjeria (2%), Mali (1%) dhe Bregu i Fildishtë (1%).
Krahasuar me shtatë muajt e parë të vitit të kaluar, kombësitë më të zakonshme që mbërrijnë nga deti në Itali kanë parë një rritje të ndjeshme në ato nga Eritrea, Egjipti dhe Pakistani, ndërsa ato nga Tunizia, Siria dhe Guinea kanë rënë.
Në periudhën janar-korrik 2024, të miturit e pashoqëruar përfaqësonin 14% të të gjithë të mbërriturve nga deti në Itali, duke u rritur në 18% në shtatë muajt e parë të vitit 2025.
Nga janari deri në korrik 2025, 17% e njerëzve u shpëtuan nga operacionet e shpëtimit të OJQ-ve në Mesdhe, një rënie e lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (21%).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments