top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UDHËHEQËSIT EVROPIANË: PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) KA BËRË PËRPARIM TË KONSIDERUESHËM DREJT PAQES NË UKRAINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read
ree

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Udhëheqësit evropianë të mbledhur në samitin e Berlinit mirëpritën përparimin e rëndësishëm të bërë nga Presidenti Tramp (Trump) për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

 

Ata gjithashtu mirëpritën bashkëpunimin e ngushtë midis ekipeve të Presidentit Zelenski dhe Presidentit Tramp (Trump), si dhe me ekipet evropiane, në ditët dhe javët e fundit”.


Kështu thuhet në një deklaratë nga Kancelari Merc (Merz), Kryeministrja Frederiksen, Presidenti Stubb, Presidenti Makron, Kryeministrja Meloni, Kryeministri Shuf (Schoof), Kryeministri Tusk, Kryeministri Kristersson, Kryeministri Starmër (Starmer), Presidenti Antonio Kosta (Costa) dhe Presdientja von der Leien (Leyen).


Udhëheqësit ranë dakord të punojnë me Presidentin Tramp (Trump) dhe Presidentin Zelenski për të arritur një paqe të qëndrueshme që ruan sovranitetin e Ukrainës dhe sigurinë evropiane.


Udhëheqësit vlerësuan konvergjencën e fortë midis Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Evropës”, thuhet në deklaratë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page