UASHINGTON | DEPARTAMENTI AMERIKAN I SIGURISË KOMBËTARE BOTOI LISTEN E SHQIPTARËVE MË TË RREZIKSHËM: VASIL VUKAJ; FLORJAN DELIJA; ADUSH MUÇAJ; MARIAN MAKAJ (MAKAI); NIKOLLË LLESHAJ; BESART HOXHA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) botoi listën e parë zyrtare të të huajve më të rrezikshëm të arrestuar së fundmi nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave (ICE), në kuadër të operacionit për deportimet masive të nisura nga administrata e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump).
“Nën drejtimin e nënsekretares Noem, burrat dhe gratë e DHS dhe ICE po zbatojnë deportime masive, duke filluar me më të këqijtë e më të këqijve, përfshirë emigrantët e paligjshëm që shihni këtu”, thuhet në deklaratë.
Katër qytetarë shqiptarë janë në listën e të huajve më të rrezikshëm:
1- Z. Vasil Vukaj, i dënuar për vrasje, i arrestuar në Kaliforni.
2- Z. Florjan Delija, i dënuar për sulm fizik, i arrestuar në Jorkun e Ri.
3- Z. Adush Muçaj, i dënuar për sulm, i arrestuar në Jutah.
4- Z. Marian Makai, i dënuar për vjedhje, sjellje të parregullt dhe kërcënime terroriste, i arrestuar në Kaliforni.
Dy qytetarë shqiptarë nga Republika e Kosovës janë në listën e të huajve më të rrezikshëm:
1- Z. Nikollë Lleshaj.
2- Z. Besart Hoxha.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments