U ZBULUA ARKITEKTURA E METASTAZËS (ËSHTË E NJËJTË ME ATË TË EMBRIONIT); ZBULIMI HAP UDHËN PËR TERAPI TË ARDHSHME PËR TUMORET MË TË VËSHTIRA PËR T’U TRAJTUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 2 min read
Romë, Itali | “Metastazat, qelizat kancerogjene që shkëputen nga tumori primar dhe pushtojnë organe ose inde të tjera, nuk janë kaotike dhe të çorganizuara siç mendohej më parë, por, ato bazohen në një dizajn të saktë arkitektonik, i njëjti që lejon ndërtimin e një embrioni”.
Kështu thuhet në një zbulim që u bë nga një studim ndërkombëtar i botuar në revistën “Cell” dhe i udhëhequr nga studiues italianë nga Universiteti i Padovës (Itali), i cili, hap mundësi të reja trajtimi për tumoret më të vështira për t'u trajtuar.
Në të vërtetë, sinjalet kryesore molekulare për formimin e organeve tani janë të njohura, dhe duke i bllokuar ato, tumoret nuk janë në gjendje të prodhojnë metastaza aktuale, të cilat, për këtë arsye janë shumë më të lehta për t'u kontrolluar.
Universiteti i Milanos, Instituti Kombëtar i Kancerit “Regina Elena” në Romë dhe Instituti i Onkologjisë Veneto në Padova, së bashku me Institutin Neurologjik Carlo Besta dhe Fondacionin e Institutit të Onkologjisë Molekulare (IFOM) në Milano, gjithashtu kontribuan në kërkim.
“Për dekada të tëra, ne e kemi studiuar kancerin në dy dimensione”, tha z. Stefano Pikolo (Piccolo) i Universitetit të Padovës dhe IFOM, i cili, koordinoi kërkimin, por kanceri, si çdo organ dhe çdo gjë e gjallë, ka një formë tre-dimensionale.
Përqafimi i dimensionit të tretë është një ndryshim në perspektivë jo vetëm teknik; ai sjell me vete një vizion rrënjësisht të ri të sëmundjes dhe mundësi ndërhyrjeje të paimagjinueshme më parë.
Studiuesit kanë vërejtur se metastazat rriten në një rrjet kordonesh qelizore, të cilat përhapen si rrënjët e një bime.
Kjo strukturë nuk është aspak e rastësishme, por ndjek të njëjtin plan që, në fillim të jetës, ndihmon në ndërtimin e indeve dhe organeve; në thelb, programi i embrionit rrëmbehet dhe shtrembërohet në favor të tumorit.
Procesi koordinohet nga një grup gjenesh arkitektë të quajtura gjene “ETV”; këto i udhëzojnë saktësisht qelizat se si të organizohen në hapësirë dhe të mbledhin strukturën 3D të nevojshme për metastazën.
Autorët e studimit zbuluan se kur gjenet arkitektë çaktivizohen, tumoret humbasin aftësinë për t'u rritur si rrjete të degëzuara dhe në vend të kësaj miratojnë një arkitekturë më kompakte, të cilën, terapitë aktuale mund ta synojnë në mënyrë më efektive.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments