top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U SHPALLËN NË KËRKIM FLORIAN GJERGJI DHE XHENSIL QEFA | U ARRESTAN 4: EMRAT 1 E NGA 1.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 29, 2023
  • 2 min read

ree

Tiranë, Shqipëri | U shpallën në kërkim policor z. Florian Gjergji dhe z. Xhensil Qefa. Një operacion policor i koduar me termin “Fraud”, u zhvillua nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, dhe me DVP Elbasan.


Disa veta në bashkëpunim kriminal me njëri tjetrin, tentuan t’i zhvatnin një sipërmarrësi 70 mijë €, duke përdorur ndaj tij teknika të Artit të Mashtrimit, konkretisht, ata iu prezantuan si individë ushtrues funksionesh shtetërore në institucionet e Republikës së Shqipërisë.


U arrit të lokalizohen, kapen dhe shoqërohen në ambientet policore katër prej tyre. Dy u shpallën në kërkim policor.


Të arrestuarit janë:


1- Z. Xhonatan Xhaferri, 24 vjeç, banues në Elbasan. 2- Z. Leonard Xhika, 39 vjeç, banues në Elbasan.

3- Z. Mikel Panxhi 30 vjeç, banues në Elbasan.

4- Petro Ferzaj, 51 vjeç, banues në Vlorë.


Të shpallurit në kërkim janë: 1- Z. Xhensil Qefa, 27 vjeç, banues në Elbasan.

2- Florian Gjergji, 40 vjeç, banues në Shkodër.


Të lartpërmendurve, autoritetet e hetimit dhe të ndjekjes penale, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy automjete dhe gjashtë aparate telefonikë të lëvizshëm (celularë).


Materialet procedurale penale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page