top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U PUBLIKUA NJË STUDIM I UNIVERSITETIT KATOLIK MBI EFEKTET E MIKRO DHE NANOPLASTIKËS NË TOKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 19, 2024
  • 3 min read
ree

Piaçenca, Itali | Është publikuar një studim i Universitetit Katolik mbi efektet e mikro dhe nanoplastikës në tokë.

 

Rrënjët dhe gjethet e bimëve të kultivuara mund të ndikohen ndjeshëm nga prania e mikro dhe nanoplastikës në tokë.

 

Ndryshimet u vunë re në fidanët e maruleve në një studim të koordinuar nga z. Luixhi luçini (Luigi Lucini), profesor i kimisë bujqësore në Fakultetin e Shkencave Bujqësore, Ushqimore dhe Mjedisore, i Universitetit Katolik, kampusi Piaçenca (Piacenza) dhe nga Profesor Marko (Marco) Trevisan, Dekan i Fakultetit të Shkencave Bujqësore, Ushqimore dhe Mjedisore dhe profesor i rregullt në Kimi Bujqësore.

 

Studimi është publikuar në revistën Plant Physiology and Biochemistry.

 

Si metabolizmi i bimës ashtu edhe cikli i azotit duket se janë në rrezik, një proces natyror shumë i rëndësishëm për ushqimin e të korrave dhe biodiversitetin.

 

Çdo vit rreth 63000 ton mikro dhe nanoplastikë depozitohen në tokat bujqësore në Europë dhe 44000 ton në Amerikën e Veriut.

 

Kjo ndodh kryesisht nëpërmjet ndotjes së ujit, kompostit, llumit, materialeve plastike të përdorura në bujqësi dhe depozitimit atmosferik.

 

Në shumicën e rasteve, materialet plastike njihen për rezistencën e tyre të lartë ndaj proceseve të degradimit, gjë që çon në grumbullimin e tyre në mjedis.

 

Agjentët fizikë dhe biologjikë mund të zbërthejnë plastikën dhe bioplastikën në mikro dhe nano-plastikë, të cilat paraqesin probleme të mundshme toksikologjike dhe ekotoksikologjike.

 

Identifikimi dhe përcaktimi sasior i mikro dhe nano-plastikës në matrica komplekse si toka, bimët, ushqimet dhe indet njerëzore është i pasigurt, gjë që rrit vështirësinë për të kuptuar rreziqet e tyre të mundshme.

 

Ndërsa ndotja plastike në mjediset ujore është studiuar për dekada, vetëm kohët e fundit komuniteti shkencor e ka zhvendosur vëmendjen te mjediset tokësore.

 

Ndotja nga plastika dhe bioplastika në bujqësi ndikon në funksionet fizike, kimike dhe mikrobiologjike të tokës, duke përfshirë tokat bujqësore, dhe për rrjedhojë potencialisht të kulturave bujqësore.

 

Studiuesit hetuan efektet e mikro dhe nanoplastikës në bimët e maruleve (Lactuca sativa L. var. capitata) duke u fokusuar në katër madhësi të ndryshme të grimcave mikro dhe nanoplastike polietileni, në katër përqendrime.

 

Ekspertët vlerësuan çdo ndryshim në aktivitetin fotosintetik të bimëve, çdo ndryshim morfologjik në bimë dhe ndryshime biokimike në metabolizmin e rrënjëve dhe gjetheve.

 

Rezultatet tona zbuluan se madhësia e grimcave luan një rol themelor në ndikimin e aspekteve të ndryshme të rritjes së maruleve (biomasa, akumulimi i klorofilit dhe pigmenteve të tjera, zona e gjetheve dhe aktiviteti fotosintetik), parametrat fiziologjikë, substancat e pranishme në rrënjë”, shpjegon profesor Luçini.


Plastikat më të vogla kanë demonstruar një ndikim në strukturat dhe biokiminë e pjesëve ajrore të tilla si gjethet.


Në të kundërt, plastika më e madhe kishte një ndikim më të madh në metabolizmin e rrënjëve.


Për shembull, komponimet e azotit grumbullohen në rrënjë pas ekspozimit ndaj plastikës.


Prania e mikroplastikës në tokë duket e lidhur me anomali në ciklin e azotit, me ndryshime si të formave azotike ashtu edhe të rezervave të disponueshme të azotit.


Këto gjetje nxjerrin në pah marrëdhënien e ndërlikuar midis ndotjes specifike plastike, dinamikës së azotit dhe performancës së bimëve.


“Studimi - shpjegon profesor Luçini - tregon se nanogrimcat dhe mikrogrimcat në tokë ndikojnë në rritjen e bimës, me efekte direkte dhe indirekte si në sistemin rrënjë ashtu edhe në atë të gjetheve.


Prania e ndryshimeve metabolike edhe në gjethe, pra në organe që nuk janë të ekspozuara drejtpërdrejt ndaj mikro dhe nanoplastikës, hap gjithashtu mundësinë që këto të përthithen dhe të zhvendosen në kulturat bujqësore, duke paraqitur një problem të mundshëm të sigurisë ushqimore.


Për më tepër - përfundon ai - efekti në ciklin e azotit nënkupton një ndikim të mundshëm në efektivitetin e plehrave azotike, dhe rrjedhimisht një efekt në qëndrueshmërinë e të korrave, në perspektivën e marrëveshjes së re Farm-to-Fork, e cila synon të arrijë 30 ulje për qind e plehrave.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page