U ARRESTUAN: ERMAL SHKËMBI DHE GENTIAN MURATI | DYSHOHET SE JANË AUTORËT E VJEDHJES SË 5 BANESAVE NË FINIQ DHE TË AKTEVE TË VANDALIZMIT NË KISHËN “NGJALLJA E KRISHTIT” NË KSAMIL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 2
- 2 min read

Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtteit arrestuan:
1- Z. Ermal Shkëmbi.
2- Z. Gentian Murati.
Ata dyshohet se janë autorët e vjedhjes së 5 banesave në Finiq.
Gjatë tentativës për vjedhje, dy autorët 39 dhe 49 vjeç kanë dëmtuar objekte brenda kishës dhe kanë dhunuar fizikisht rojen e kishës.
Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Fortuna”.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, lokalizohen dhe arrestohen dy shtetas që tentuan të vidhnin sende dhe vlera monetare në kishën e Ksamilit dhe ushtruan dhunë ndaj rojes.
Dy të arrestuarit të dyshuar dhe si autorë të vjedhjes së 5 banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë pas marrjes së njoftimit, më datë 01.02.2025, rreth orës 17:00, se dy persona po tentonin të vidhnin sende dhe vlera monetare në një kishë në Ksamil, kanë organizuar punën dhe janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.
Gjatë tentativës për vjedhje, dy autorët e dyshuar kanë dëmtuar objekte brenda kishës dhe kanë dhunuar fizikisht rojen e kishës.
Nga hetimet rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, për të cilët vijon puna për identifikimin dhe kapjen, janë autorë edhe të vjedhjes së pesë banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq, ku kanë vjedhur sende të ndryshme dhe vlera monetare.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Shkatërrimi ose dëmtimi i objekteve të kultit” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim”, thuhet pjesërisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments