U ARRESTUA YLLI AGASI | IU GJETËN 773 FISHEKË NË BANESË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 7, 2024
- 1 min read
Durrës, Shqipëri | Z. Ylli Agasi, u arrestua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.
Ai akuzohet se mbante municion luftarak në banesë.
Nga kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, me qëllim goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan se shtetasi Y. A. posedonte në ambientet e banesës së tij, në lagjen nr. 10, qindra fishekë luftarak, pa leje.
Gjithashtu, nga verifikimet u konstatua se ky shtetas kishte në celular, faqe online aktive, të cilat i përdorte për të vënë baste sportive.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u vu në pranga shtetasi Y. A., 49 vjeç, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 773 fishekë luftarak dhe celulari i 49-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments