U ARRESTUA VISAR DODANI | MBANTE TRE IDENTITETE: ISHTE SHPALLUR NË KËRKIM NGA INTERPOL TIRANA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 28, 2023
- 1 min read
Updated: Oct 20, 2024
Londër, Britani e Madhe | Z. Visar Dodani, me moshë 30 vjeç, i shpallur në kërkim policor nga Interpol Tirana, është arrestuar nga policia britanike, pasi kishte arritur t’i shpëtonte drejtësisë penale, qysh prej vitit 2019.
Ai përdorte tre identitete.
Arrestimi i tij u krye në Britaninë e Madhe, ku edhe doli përpara gjykatës së ekstradimeve.
Samuel Brown dhe Angelo Brunneti, ishin dy nga identitetet e rreme që ai përdorte.
Z. Dodani akuzohet nga autoritetet shqiptare të hetimit dhe ndjekjes penale se ka kanosur me armë zjarri dhe ka ushtruar dhunë ndaj një punonjësi policie, më 28 janar të vitit 2019.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments