U ARRESTUA ERVIS DERVISHI NGA BELSHI: AKUZOHET SE SË BASHKU ME VËLLAIN ALTIN DERVISHI I VUNË GJOBË 200 MIJË € ALEKO FERHATIT | DYSHOHET PËR PRISHJE TË PAZAREVE TË DROGËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 6, 2024
- 2 min read
Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Ervis Dervishi (vëllain e z. Altin Dervishi, i cili, prej një viti ishte shpallur në kërkim policor pasi kanosi z. Aleko Ferhati që ai t’iu jepte 200000 €.)
Gjobëvënia dhe kanosja ndaj z. Ferhati - sipas policisë vendore - kishin të bënin me prishjen e pazareve të drogës.
Njoftim | Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”.
Ndalohet një 32-vjeçar i shpallur në kërkim, i cili akuzohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, 1 vit më parë, kanosën një 34-vjeçar, që ai t’iu jepte 200 000 euro.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, bazuar në inteligjencën informative, ndaloi shtetasin në kërkim E. D., 32 vjeç, banues në Belsh.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’.
Shtetasi E. D., më datë 12.08.2023, në bashkëpunim me vëllanë e tij (i arrestuar më parë, në kuadër të operacionit “Pressure”), dyshohet se kanë kanosur një shtetas 34 vjeç, që ai t’iu jepte shumën 200 000 euro, që dyshohet se rrjedh nga veprimtari të përbashkëta kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë vendit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)





















Comments