U ARRESTUA EDMOND SAKICAJ: AKUZOHET SE SË BASHKU ME 5 TË TJERË MASKARUAN VLADIMIR BRUÇIN | EMRAT 1 PËR 1.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 4, 2024
- 2 min read
Shkodër, Shqipëri | Z. Vladimir Bruçi, me moshë 62 vjeç, u plagos me sende të forta.
Ai u transportua në spitalin rajonal të Shkodrës me dëmtime të konsiderueshme në trup.
Shkaqet e dhunës ndaj tij lidhen me një vendparkimi.
Strukturat vendore të hetimit penal identifikuan sulmuesit dhe arrestuan një prej tyre, konkretisht:
1- Z. Edmond Sakicaj, me moshë 47 vjeç.
Në kërkim policor u shpallën bashkëpunëtorët e tij, konkretisht:
1- Z. Izmir Sakicaj, me moshë 23 vjeç.
2- Z. Samet Halluni, me moshë 27 vjeç.
3- Z. Arlind Kajoshi, me moshë 31 vjeç.
4- Z. Samuel Troshani, me moshë 24 vjeç.
5- Z. Alban Bruçi, me moshë 27 vjeç.
Të gjithë ata janë banues në Shkodër.
Këta shtetas kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta, gjatë konfliktit për vendparkimin e automjeteve, shtetasin V. B., i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Nga veprimet hetimore dyshohet se Sakicaj ka patur me vete armë zjarri, ndërsa shtetasi A. B., dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e ngjarjes.
Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale të:
1- “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
2- “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.
3- “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit