U ARRESTUA DJALI I PRINCESHËS SË KURORËS SË NORVEGJISË: AKUZOHET PËR PËRDHUNIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 19, 2024
- 2 min read

Oslo, Norvegji | Policia norvegjeze njoftoi mëngjesin e sotëm arrestimin e djalit të princeshës së kurorës Mette-Marit të Norvegjisë me akuzën për përdhunim.
I lindur nga një lidhje para martesës së nënës së tij në vitin 2001 me Haakon, trashëgimtari i fronit norvegjez, Marius Borg Hoiby, 27 vjeç, u arrestua mbrëmë.
Policia tha se Borg Hoiby dyshohet se ka shkelur kodin penal për “marrëdhënie seksuale me dikë që është pa ndjenja ose i/e paaftë për të rezistuar”.
“I riu ishte arrestuar tashmë më 4 gusht pas një debati natën vonë në banesën e një gruaje në Oslo, me të cilën ishte në një lidhje dhe akuzohej se i kishte shkaktuar lëndime”, tha policia.
Mediat norvegjeze raportuan se policia gjeti një thikë të mbërthyer në një nga muret e dhomës së gjumit të gruas.
Ai ishte arrestuar sërish në shtator për shkelje të urdhrit të ndalimit. Policia tani po e akuzon edhe për abuzim në familje të kryer gushtin e kaluar.
Hoiby lindi në 1997 nga një lidhje para martesës së Mette-Marit me Princin e Kurorës Haakon në 2001.
Ai dhe gjysmëvëllezërit e tij, Princesha Ingrid Alexandra, 20 vjeç dhe Princi Sverre Magnus, 18 vjeç, u rritën së bashku nga Mette-Marit dhe Haakon.
Ndryshe nga ata, Hoiby nuk ka asnjë rol zyrtar publik.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments