top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA BEQIR SELAMAJ (I NJOHUR EDHE SI BEQIR MURATI): AKUZOHET SE VENOSI TRITOL TE LOKALI I RESMIE BIRÇAJT NË VLORË.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Beqir Selamaj (i njohur edhe si Beqir Murati), me moshë 28 vjeç, me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes, i dyshuar si autor i kryerjes së një shpërthimi me lëndë plasëse, i ndodhur më 8 dhjetor 2024, te bar-kafeja e quajtur “The Boss”, e ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë.

 

Lokali është në pronësi të familjes së z. Bledar Birçaj, i cili, u vra me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021, brenda automjetit të tij, në lagjen “Hajro Çakërri”.

 

Lokali është në pronësi të nënës së z. Bledar Birçajt, të quajtur Resmie Birçaj.

 

Njoftim | Bazuar në veprimet intensive hetimore dhe dokumentimin me prova ligjore, u bë i mundur ndalimi i shtetasit B. S. alias B. M, 28 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini” dhe me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes së pasurisë.

 

Nga hetimet rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i vendosjes së lëndës eksplozive më datë 08.12.2024, rreth orës 05:50, në një lokal, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në pronësi të shtetases R. B., 73 vjeçe, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

 

Gjatë operacionit, përmes veprimeve të koordinuara dhe mbështetura në prova shkencore, u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dy telefona celular, një biçikletë dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page