TËRMET 5.4 BALLË NË IRANIN JUGOR | THELLËSIA FOKALE 28 KM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 5
- 1 min read
Updated: Aug 8

Teheran, Iran | Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë Rihter goditi provincën jugore të Iranit, Kerman, mëngjesin e sotëm.
Qendra për Sizmologji e Universitetit të Teheranit, e cituar nga agjencia e lajmeve “Mehr”, tha se epiqendra e tërmetit, i cili, goditi në orën 8:36 të mëngjesit sipas kohës lokale në një thellësi prej 28 kilometrash, ishte pranë qytetit Zehkelut.
Tërmeti u ndje në provincën fqinje të Sistan-Baluçistanit.
Ende nuk janë publikuar shifra për viktimat apo dëmet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments