TËRMET 4.6 BALLË NË MALIN ATHOS KU GJENDET BASHKËSIA E MURGJËRVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 22, 2024
- 1 min read
Mali Athos, Greqi | Një tërmet me magnitudë 4.6 goditi bashkësinë e murgjërve (monastic) të Malit Athos në Greqinë verilindore, të dielën pasdite.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti ishte me qendër 8 kilometra në veriperëndim të malit Athos në një thellësi prej 12.8 kilometrash.
Pak minuta më vonë u regjistrua edhe një pasgoditje e fortë me magnitudë 3.9 ballë.
Nuk raportohet për dëme materiale apo lëndime njerëzish.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments