TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI PRANË FSHATRAVE GJONAJ DHE LLANDOVICË | POLICIA NË VENDNGJARJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 28, 2024
- 1 min read
Prizren, Kosovë | Të shtëna me armë zjarri u ndien në një vend mes fshatrave Llandovicë dhe Gjonaj (të Prizrenit).
Nuk ka të vdekur.
As të plagosur.
Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me automjet.
Këtë ngjarje kriminale e pohoi z. Faton Aliu, drejtor i Policisë për rajonin e Prizrenit.
“Në mes fshatit Landovicë dhe fshatit Gjonaj të Prizrenit është raportuar që ka pasur të shtëna me armë zjarri. Vetura e dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Njësitë e policisë janë në vendin e ngjarjes”, tha drejtori Aliu.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































