top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TË DYSHUARIT SI VRASËS ME PAGESË JENIS TULJA NGA TIRANA DHE MIRJAN GUVELI NGA SARANDA DOLËN SOT PËRPARA GJYKATËS GREKE: AKUZOHEN PËR VRASJEN E IRAKLI DAVELLËS DHE PLAGOSJEN E EDMOND HYSËS (EDI LULOS).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 30, 2025
  • 4 min read
Të dyshuarit si vrasës me pagesë Jenis Tulja nga Tirana dhe Mirjan Guveli nga Saranda.
Të dyshuarit si vrasës me pagesë Jenis Tulja nga Tirana dhe Mirjan Guveli nga Saranda.

Athinë, Greqi | Kanë dalë sot (30.01.2025) para Gjykatës në Greqi, dy të dyshuarit për atentatin e 15 dhjetorit të vitit 2024, që ndodhi në Thrakomakedones të Athinës, ku mbeti i vrarë z. Irakli Davella dhe ku mbeti i plagosur z. Edmond Hysa (i njohur edhe si Edi Lulo), si dhe një tjetër qytetar shqiptar.

 

Dy të dyshuarit, z. Jenis Tulja (i njohur edhe si Denis Ruçi), me moshë 44 vjeç dhe z. Mirjan Guveli (i njohur edhe si Marjo Guveli) me moshë 45 vjeç, mohuan përfshirjen e tyre në ngjarjen kriminale për të cilën akuzohen.

 

Ata refuzuan të jepnin deklarime para trupit gjykues duke u shprehur se kërkonin të njiheshin fillimisht me provat, veçanërisht ato audio-vizive, të cilën siç përmendën avokatët mbrojtës, ende nuk e kanë marrë.

 

Konkretisht, në deklaratën e tyre me shkrim, avokatët mbrojtës të dy të pandehurve, z. Manolis Anastasakis dhe Spiridhon Dhionisiotis (Spyridon Dionysiotis), deklaruan se: “Klientët tanë mohuan akuzat dhe më pas ushtruan të drejtën e tyre për të heshtur, sepse nuk na u vu në dispozicion materiali shkresor i gjithë hetimeve paraprake dhe konkretisht i gjithë materialin audio-vizual që është edhe mjeti dominues i provës. Ne rezervojmë të drejtën për një seancë shtesë kur dhe nëse marrim vesh këto detaje”.

 

Gjykata greke shqiptoi ndaj tyre masën e sigurimit vetjak “arrest në burg”.

Viktima, z. Irakli Davella.
Viktima, z. Irakli Davella.
Z. Edmond Hysa (i njohur edhe Edi Lulo).
Z. Edmond Hysa (i njohur edhe Edi Lulo).

Athinë, Greqi | Një nga armët e sekuestruara nga shtëpia e një prej të dyshuarve si vrasës me pagesë ishte në zotërimin e tij për më pak se 7 ditë, ndërsa ishte e ruajtur në një qese, ku oficerët e Sigurimit grek vlerësuan se ishte gati për t’u përdorur në një kontratë të re vdekjeje që ishte marrë përsipër për tu përmbushur.

 

Z. Edmond Hysa (i njohur edhe si Edi lulo), me moshë 46 vjeç, i cili, mbeti i plagosur në sulmin e armatosur të datës 15 dhjetor 2024 në Athinë tashmë është në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

 

Ka kontakt me ambientin, i përgjigjet stimujve por ende nuk mund të flasë. Në fund të fundit, të mos harrojmë se atë paradite në Thrakomakedones, plumbi që e goditi i bëri një… goditje të vogël në kokë, nga mbrapa në pjesën e përparme”, deklaroi një subjekt policor i përfshirë institucionalisht në ngjarjen kriminale për entin mediatik “Zougla”.

 

Tashmë, për autoritetet greke të hetimit penal është krijuar bindja se z.Hysa ishte objektiv i sulmit të armatosur, pavarsisht se i vdekur mbeti z. Irakli Davella, me moshë 47 vjeç, nga fshati Mesopotam, i Finiqit.

 

Objektiv sulmi ishte edhe një tjetër qytetar shqiptar po me origjinë nga fshati Mesopotam.

 

Tashmë autoritetet greke të hetimit penal konsiderojnë si doras dy të dyshuar si vrasës me pagesë të arrestuar prej tyre, konkretisht:

1- Z. Jenis Tulja, me moshë 44 vjeç, nga Tirana.

2- Z. Mirjan Guveli, me moshë 45 vjeç, nga Saranda.

 

Të dyshuarit u identifikuan pas zbulimit të automjetit “Renault” që u përdor në ngjarjen kriminale.

 

Automjeti është regjistruar vizualisht për herë të parë në materialin video që disponojnë autoritetet greke të hetimit penal katër ditë para sulmit vrasës, në zonën e Smirinës së Re (Nea Smyrni).

 

Nga e njëjta pikë, dy autorët e dyhsuar si vrasës me pagesë kanë nisur më 15 dhjetor 2024 rrugëtimin për në Thrakomakedones.

 

Automjeti në fjalë u pikas më vonë i parkuar dy ditë pas krimit. Pikërisht, këtu autoritetet greke të hetimit penal hynë në lojë duke e vendosur në vëzhgim të pandërprerë, i cili, zgjati 10 ditë.

 

Duke ndjekur subjektin që mori automjetin autoritetet greke të hetimit penal gjetën banesën që shërbente si strehë e të dyshuarve si vrasës me pagesë, e gjendur në rrugën “Nikolaou Plastira”.

 

Katër automjetet e përdorura për të lëvizur pas kryerjes së aktit kriminal ishin të regjistruara në emër të subjekteve të tretë, për të mos rënë në sy, subjekte të cilët mbanin profil të ulët shoqëror.


Prokuroria greke ka ngritur akuzat e parashikuara si:

1- Vrasje.

2- Tentativë vrasjeje.

3- Mbajtje pa leje të armëve luftarake.

4- Flsifikim në bashkëpunim.

5- Grup kriminal.

6- Shpërndarje droge.

 

Dy të arrestuarit do të merren në pyetje mesditën e së enjetes, ndërsa ndodhen në paraburgim.

 

Sipas dosjes hetimore, viktimat ishin duke shkuar në këmbë drejt veturave të tyre, duke u larguar nga një kafene kur u qëlluan me armë zjarri.

 

Autoritetet greke të hetimit penal kanë arritur në konkluzionin se sulmi kriminal ndaj z. Hysa, ndaj z. Davella dhe ndaj një tjetër qytetari shqiptar ishte vazhdim i një tjetër akti kriminal të përgjakshëm dhe lidhet me një mosmarrëveshje mes strukturave të agjenturës shqiptare të krimit ordiner që vepron në territorin e Greqisë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page