TURQI (TÜRKIYE) | PRESIDENTI REXHEP TAIP ERDOGAN: MOS VEPRONI PËR TË DOBËSUAR ALEANCËN DHE MARRËDHËNIET TRANSATLANTIKE.

Ankara, Turqi (Türkiye) | “Tani që aleatët evropianë kanë filluar procesin e marrjes së përgjegjësive më të mëdha brenda NATO-s, është thelbësore që të mos ndërmerren veprime që dobësojnë integritetin e aleancës dhe marrëdhëniet transatlantike”.
Kështu tha presidenti Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) gjatë hapjes së Këshillit Atlantik.
“Dhe këtu do të doja t'u drejtohesha në veçanti aleatëve tanë që janë anëtarë të Bashkimit Evropian; përfitimi maksimal nga përpjekjet e BE-së në fushën e sigurisë mund të arrihet vetëm duke shmangur dyfishimin e panevojshëm me NATO-n, me përjashtim të aleatëve që nuk janë anëtarë të Bashkimit”, - tha presidenti Erdogan.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments