top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TURQI (TURKIYE) | MINISTRI I DREJTËSISË AKIN GURLEK: URDHËR ARRESTI NDËRKOMBËTAR PËR KRYEMINISTRIN BENJAMIN NETANJAHU DHE QYTETARIN IZRAELIT AFEK MOSKOVITÇ (MOSKOVITCH).

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Aug 21
2 min read

Ankara, Turqi (Turkiye) | “Turqia ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe qytetarin izraelit Afek Moskovitç (Moskovitch)”.


Kështu njoftoi ministri turk i Drejtësisë Akin Gurlek, si pjesë e një hetimi për kapjen e Flotiljes Sumud dhe ndalimin e aktivistëve nga forcat izraelite majin e kaluar.


“Si pjesë e procedurave ligjore që lidhen me sulmin në ujërat ndërkombëtare kundër aktivistëve të flotiljes dhe në përputhje me urdhër-arrestet e lëshuara më 14 korrik 2026, kundër Benjamin Netanjahut dhe Afek Moskovitç-it për gjenocid, ministria e Drejtësisë i ka kërkuar ministrisë së Brendshme të lëshojë një njoftim të kuq për arrestimin e tyre ndërkombëtar”, - tha ministri i Drejtësisë Akin Gurlek.


“Në Turqi, Netanjahu dhe Moskovitç-i po ndiqen penalisht për krime kundër njerëzimit, gjenocid, privim të rënduar nga liria, sulm dhe dhunë fizike, torturë, shkatërrim të pronës, plaçkitje të rënduar dhe rrëmbim të mjeteve të transportit” - tha ministria e Drejtësisë.


Në muajin maj, afërsisht 430 anëtarë të ekuipazhit të pesëdhjetë anijeve të kapura nga ushtria izraelite në Mesdhe, në perëndim të Qipros, u çuan me forcë në Izrael dhe më pas u mbajtën në burgun Ktziot para se të deportoheshin.


Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, shkaktoi zemërim ndërkombëtar pasi shfaqi një video ku shfaqej midis aktivistëve të arrestuar, të detyruar të gjunjëzohej me duart e lidhura.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page